Gjatë prezantimit nga drejtuesi politik i qarkut të Tiranës Erion Veliaj, si kandidate për deputete në Njësinë. 9 në Tiranë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se investimet e bëra së fundmi i kanë kthyer identitetin kësaj zone dhe kanë rritur vlerën e pronës.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u shpreh se rritja e pagave për personelin dhe transformimi i sistemit shëndetësor, do vijojë të mbetet në prioritet i qeverisë shqiptare edhe në katër vitet e mandatit të ardhshëm.

“Prioriteti i qeverisë shqiptare përsa i përket punës së gjithë personelit shëndetësor ka qenë dhe do të mbetet i tillë, pra fokusi te njeriu, fokusi tek aseti ynë më i çmuar që janë mjekët dhë infermierët. Rritja e pagave patjetër që është një nga prioritet tona dhe e kemi treguar përgjatë gjithë viteve të qeverisjes tonë, e treguam edhe përgjatë pandemisë ku vetëm këtë vit u rritën pagat me 40% përpos rritjes së pagave që ështe realizuar në 7 vite. Por sigurisht nuk ndalemi këtu pasi ne do të vijojmë të rrisim pagat për mjekët, infermierët, mësuesit pasi është pjesë e gjithë platformës për mbështetjen e burimeve njerëzore”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se vaksinimi masiv i popullatës do të mundësojë hapjen e shkollave dhe zhvillimin e mësimit në auditore, teksa theksoi se situata po ndiqet në dinamikë.

“Fakti që duam të hapim universitet dhe fakti që kemi të vaksinuar mësuesit dhe mund të shkojmë në një vaksinim të kombinuar të studentëve, do jemi duke parë gjithmonë edhe në varësi të disponilitetit të vaksinës. Ne tashmë kemi kontraktuar 2.1 milion doza vaksine, kemi kontraktuar me Pfizer direkt, kemi kontraktuar nëpërmjet instrumentit të Covaxit, kemi kontraktuar edhe nëpërmjet distributorëve të çertifikuar të vaksinave Sinovax dhe Sputnik. Sa më shumë disponilitet vaksinash aq më shpejt vjen rradha edhe tek +18 vjeç”, u shpreh Manastirliu.
Duke u shprehur se jemi një ndër vendet me ritmin më të lartë të vaksinimit në rajon dhe më gjerë, Manastirliu tha se brenda muajit maj do të vaksinohen 500 mijë qytetarë.

“Tashmë ne kemi filluar me gurpet mbi 70 vjeç, ku jemi në pëfundim e sipër, shpresoj që ashtu sikurse e kemi thënë në objektivin tonë ambicionz që brenda muajit maj gjysmë milioni i pare, të jetë vaksinaur dhe më tej në planin apo skenarin që shpresojmë do të arrijmë, është që në pranverën e vitit që vjen të kemi vaksinuar gjithë popullatën”, tha Manastirliu.

Manastirliu iu përgjigj pyetjeve të banorëve të Njësisë 9, gjatë prezantimit të saj si candidate për deputete në këtë njësi, nga drejtuesi politik I qarkut, Erion Veliaj.