I pyetur nëse po trajtohet PD si pronë e rëndomtë e Sali Berishës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri tha se kjo parti sot është sekt personal i Lulzim Bashës. I ftuar në “Të paekspozuarit” në MCN TV, Kulluri tha se Lulzim Basha në 12 të natës dy herë ka bërë listat e partisë, i ulur me Edi Ramën dhe se ka marrë para pallatesh.

“Në 2015-ën unë kam drejtuar zgjedhjet në Selenicë pa Berishën, kaq. Sot që po flasim ajo nuk është një parti politike, është një sekt personal i kryetarit të partisë, Lulzim Bashës i cili e drejton. Ose ai është kloun dhe përdoret, ai nuk ka thënë që është kloun. Unë di këtë, që Lulzim Basha në 12 të natës dy herë ka bërë listat e partisë. Është ulur me Edi Ramën, ka marrë para pallatesh. Nuk është familja e ime që merr para, është familja e Lulzim Bashës. Këtë e di gjithë PD. Paratë që marrin nga kandidatët për deputetë, turpi ka ndodhur prapë këtë herë, i ka marrë familja e tij jo unë. Po ti jap me emër, ky më del me Ramën në bodrum, jo Sali Berisha”, tha Kulluri.