Lulzim Basha para një dy javësh nxorri me bujë një libër me titullin “Misioni im”. Libri u pompua fuqishëm në media, si një vepër që na tregonte Lulzim Bashën një politikan modern e perëndimor. Por, duke qenë se pasazhet e publikuara në media, tregonin nivelin qesharak të librit dhe të atij që e kishte shkruajtur, ka bërë që librin të mos e prekë kush me dorë.

Në këto dy javë, në libraritë kryesore të Tiranës, libri është blerë nga vetëm 76 persona.

Libraria Adrion: Libri i Lulzim Bashës, janë shitur 69 kopje.

Libraria Albania: Libri i Lulzim Bashës, janë shitur deri tani 4 kopje.

Libraria TiranaBoooks: Libri i Lulzim Bashës, janë shitur deri tani 3 kopje…

Pas këtyre të dhënave, nuk është çudi që të dalë një urdhër nga selia e PD-së, që anëtarësia të blejë librin 98 faqësh të Lulzim Bashës. Se jo për gjë, por është pak e sikletshme që për dy javë dhe në kulmin e fushatës, kur njerëzit do të duhej të ishin të interesuar për mendimet e Lulzim Bashës, libri i tij të blihet nga vetëm 76 persona.

Marrë nga Tema