BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 22: (L-R) Arturo Vidal of FC Barcelona, Sergio Busquets of FC Barcelona, Arthur of FC Barcelona, Lionel Messi of FC Barcelona, Junior Firpo of FC Barcelona celebrates goal 3-0 during the La Liga Santander match between FC Barcelona v Eibar at the Camp Nou on February 22, 2020 in Barcelona Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Lionel Messi do të barazojë Sergio Ramosin kur të zbresë të shtunën në “Alfredo di Stefano”. Messi do të paraqitet për herë të 45 në një “El Clasico” dhe për shkak se Sergio Ramos do të mungojë për arsye dëmtimi, Leo do ta barazojë kapitenin e Los Blancos.

Gjithashtu, për Messin stadiumi “Alfredo di Stefano” do të jetë i 90-ti që ka luajtur gjatë karrierës 33-vjeçari. Të shtunën, golashënuesi më i mirë në histori të El Clasicos, me 26 finalizime, do të tentojë gjithashtu t’i japë fund agjërimit.

Messi nuk ka shënuar asnjë gol që kur është larguar Cristiano Ronaldo. Golin e fundit në nëj El Clasico Leo e ka shënuar në maj të vitit 2018.