Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Durrës, Lefter Koka ka reaguar ndaj akuzave të forta që presidenti Ilir Meta bëri sot në konferencën e jashtëzakonshme.

Në një prononcim për CNA.al, Koka është shprehur se, Meta është një njeri me gjendje të rënduar mendore dhe sajon gjithçka, pasi po e kupton se partia e tij po shkrihet.

“Ai është një njeri që ka një gjendje mendore të rënduar dhe sajon gjithçka, sulmon gjithçka, po i vjen ngordhja dhe është thjesht dhe vetëm retorikë që ai bën me këto mënyrat e tij.

Vetëm një si ai i bën këto sajesa. Sepse e sheh se partia, shpk-ja e tij është duke u shkrirë dhe normalisht revoltohet”, shprehet Koka.

Ndërkaq i është përgjigjur për çështje në SPAK, duke thënë se nuk është thirrur por nëse do të thirret me qetësi e dashuri do të shpjegojë çmenduritë e presidentit.

Nuk më kanë thirrur. Por kushdo që të më thërrasi me shumë qetësi dhe dashuri siç ai e ka zakon, do të jem atje të spjegoj çmenduritë e tij”, është shprehur Lefter Koka!