Abdulgafur Balikçi, 23 vjeç, është shtetasi turk i kapur ditën e djeshme për blerje të votave në llogari të LSI-së në Vlorë.

Gjatë fushatës elektorale të LSI-së në Vlorë ai është takuar edhe drejtuesin politik të qarkut dhe kryesuesin e listës së LSI, Luan Rama. Vetë Luan Rama ka shkruar para disa ditësh, se Gafuri (Abdulgafur Balikçi) siç dhe i thërrasin është nga Turqia , por është bërë më vlonjat se vetë vlonjatët. Luan Rama shkruan se ai vjen nga PS dhe i është bashkuar LSI-së. Shtetasi turk është ai me kapele të kuqe në kokë me logon e LSI-së.