Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të këtyre muajve në media e rrjete sociale. Ajo ka qenë më e sulmuara nga publiku për mashtrimet e saj të njëpasnjëshme, por Tea ia ka dalë të “mbijetojë” pavarësisht urrejtjes që ka marrë. Ish-konkurrentja vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale dhe t’i përgjigjet ndjekësve kuriozë, të cilët së fundmi kanë dashur të dinë qëndrimin e familjes së Teas për lajmet e bujshme që kanë qarkulluar së fundmi për të. Ndaj, Tea i është përgjigjur: “Janë shqetësuar sigurisht. Por ata i dinë gjërat më brendësisht se publiku dhe më kanë mbështetur shumë.”- ka thënë ajo.

Me kërkesë të ndjekësve, Tea na tregoi për herë të parë edhe të ëmën dhe s’dimë të dallojmë cila është mamaja e cila vajza. Kjo pasi edhe mamaja e Teas duket shumë e re. Në ndryshim nga Bearti, i cili lidhjen me Tean e kishte më të gjatën nga marrëdhëniet në jetën e tij, për Tean lidhja e tyre ka qenë më e shkurtra. “Sa ka zgjatur lidhja më e gjatë që ke pasur? Po më e shkurtra?”- pyet një ndjekës. “Më e gjata rreth 2 vite e gjysëm. Më e shkurtra kjo e fundit.”‘- ka treguar Tea.