Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në Wake Up dha disa detaje për situatën e pandemisë. Ministrja bëri me dije se sot dhe nesër do të vijë një tjetër sasi vaksinash Pfizer por dhe Sinovac.

E pyetur se kur mund të arrihet imunizimi i popullsisë në 60 përqind, ministrja tha se plani ambicioz i vaksinimit masiv, synon që deri pranverën e vitit tjetër të jenë vaksinuar të gjithë qytetarët.

Manastirliu në Wake Up: Kemi të përfshirë dhe mjekë dhe infermiere të FA, për të kryer sa më shpejt dhe lehtë procesin e vaksinimit.

Kur do arrihet 60 përqind i imunitetit të tufës?

Ajo çfarë na ka treguar virusi, që na ka përball me të panjohura, si rrjedhojë e faktit që studimet ende kryhen, tani ne do vazhdojmë të vaksinojmë që pranverën tjetër të jetë vaksinuar çdo shqiptar.

Ndërsa për të gjithë dyshimet mbi vaksinën Astrazeneca, Manastirliu tha se: Ne bazohemi në standardet e institucioneve të BE, EMA në asnjë moment nuk thënë për ndalimin e saj. Po përkundrazi. Benefitet e saj janë shumë më të larta se rrisqet. Komiteti ynë i imunizimit ka vlerësuar që të vijohet me përdorimin e saj.

Dhe Astrazeneca nuk është ndaluar në vende të tjera , në Britani vijon përdorimi i saj, tani shtete të ndryshe kanë disponibilitet të ndryshëm, se kjo hyn dhe në politikat e shteteve.Unë flas me gjuhën e ekspertëve, vaksinat në Shqipëri janë të sigurta dhe shmangin fatalitete.

Sa vaksina do vijnë ende?

Marrëveshja e covax ka disa pika ku ne blejmë vaksina të ndryshme. Sot do të vijojnë vaksina Pfizer 8100 të tilla, nga kontrata 500 mijë dhe gjithashtu dhe të tjera të Sinovac.