Raul Kastro ka dhënë dorëheqje nga posti i Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Kubës duke i dhënë kështu fund udhëheqjes gjashtëdhjetëvjeçare të familjes Kastro në ishull. Raúl ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i partisë që nga largimi nga detyra i vëllait të tij të madh, Fidel në 2011.

Tërheqja vjen “për t’i hapur rrugë politikanëve të rinj”, mirëpo pak ndryshim pritet të ndodhë pasi vendi e tij si sekretar partie pritet ta marrë Presidentit aktual të vendit, Miguel Diaz-Canel, edhe pse Brenda 4 ditësh do të votohet për të. Vetë Raul pati deklaruar që tre vite më parë se Diaz-Canel do të ishte pasuesi i tij.

Tërheqja e Raul Castros vjen teksa Kuba mbetet një nga të vetmet vende komuniste në botë dhe që përballen me sprova të vështira. Ekonomia ra me 11% gjatë vitit 2020 prej pandemisë dhe vendi ka vuajtur jashtë mase sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Raul, i cili mbush 90 vjeç në qershor, vëllai i vogël i Fidel Castros, i ndarë nga jeta në vitin 2016, mori drejtimin e Kubës në vitin 2011 pas tërheqjes nga detyra të Fidelit, i cili e drejtoi vendin prej vitit 1959.

Të dy ishin drejtues kryesor të të ashtuquajturit “Revolucioni kubanez” kundër udhëheqësit ushtarak Fulgencio Batista në vitin 1959.

Fidel Castro ishte udhëheqësi i vendit derisa u sëmur në 2006 dhe në 2008 i dorëzoi presidencën vëllait të tij. Fidel Castro humbi jetën në vitin 2016.

Gjatë viteve të fundit Raul Castro është munduar të forcojë politikën e jashtme duke zbutur qëndrimet me botën perëndimore, kryesisht Shtetet e Bashkuara. Ai theu murin me Uashingtonin teksa në vitin 2015 u takua me Presidentin Barack Obama.

Presidenti aktual i SHBA Joe Biden është zotuar të lehtësojë disa nga sanksionet e Trump, megjithëse Shtëpia e Bardhë tha të Premten se një ndryshim në marrëdhëniet me Kubën nuk ishte një nga përparësitë e tij kryesore.

Në kongresin e të Premtea, Raul Castro tha se vendi i tij ishte i gatshëm të “zhvillonte dialog të respektueshëm” me Shtetet e Bashkuara por nuk do të pranonte që të bënte “lëshime” në lidhje me “politikën e jashtme dhe idealet” e saj.