Kryeministri Edi Rama ka ironizuar argumentin e dhënë nga kontrollorët Ajror në Aeroportin e Rinasit të cilët bllokuan punën pasi iu ulën pagat.

“Kur këtu ca duhet të thonë mjekët dhe infermierët e pavijoneve COVID duhet të lënë punën dhe të lënë spitalet le të vdesin se ne jemi të stresuar, e meritojnë, u japim 1000 euro plus, se ai është një stres i jashtëzakonshëm, ca duhet të thonë ata që shërbejnë në rrugët e Shqipërisë ditën e natën në uniformat blu në shi e në diell, duam paga më të larta ose e lëmë fare, e ca duhet të thonë mësuesit, shkojnë atje e marrin COVID-in, e kështu me radhë po të nisemi nga shembulli i tyre, po nuk ndodh kjo kështu, edhe në Francë ankohen për pagat, pse ka ankesa dhe në Gjermani, pastaj nëse ti tallesh me popullin tënd dhe e përdor si “mish për top”, çfarë bën ti”, tha Rama.