Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur në një konferencë për mediat nga KQZ se pjesëmarrja në këto zgjedhje gjykohet në bazë të sondimit të jetë 48.2 për qind.

Megjithatë, Celibashi theksoi se ashtu siç ka ndodhur prej vitesh, rezultati zyrtar do të dalë pasi të jetë marrë i gjithë informacioni nga qendrat e votimit.

Celibashi përmendi bashkinë Pustec ku ka nisur fillimisht procesi i numrit ndërsa shtoi se është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore nga vendet e votimit në ato të numërimit.