Mero Baze ka komentuar përplasjen e presidentit Ilir Meta me ambasadoren amerikane Yuri Kim mbrëmjen e djeshme.

Botuesi i gazetës “TemA” sjell një detaj në ekratin e Zeni Tv dhe zeni.net ku gazetarët e pranishëm, në përpjekje për t’i rënë në sy Metës nxirrnin gjatë gjithë kohës në strisha se “Yuri Kim, e lumtur me qëndimet e Metës”, duke ju referuar deklratave për mprehje cfurqesh dhe kosoresh.

Baze shkruan se kjo përplasje mund të shmangej nëse gazetarët nuk do të ishin servilë ndaj presidentit.

“Drama që i ndodhi dje Ilir Metës me ambasadoren Kim, mund të ishte shmangur sikur të mos kish gazetarë idjot, që në përpjekje për tiu lëpirë Metës, shpikin fakte “pozitive” . Po të mos kish thënë gazetari “Yuri Kim, e lumtur me qëndrimet e Presisentit”, drama do ishte shmangur dhe Meta s’do çmendej. Por me sa duket fushata është një ndëshkim nga zoti për këdo që përpiqet të fsheh veten. I nxjerr siç janë, edhe budallenjtë edhe të çmendurit”, shkruan Baze.