Virgjëresha-Për gratë e lindura nën këtë shenjë, takimet mund të jenë shumë rraskapitëse, sidomos nëse partner ii tyre nuk është i dashuruar sa ato. Ja përse, kur janë single, e përqendrojnë të gjithë energjinë e tyre në punë dhe bëjnë atë që duan më shumë, pa patur dikë që të pengojë jetën e tyre.

Bricjapi-Gratë e kësaj shenje kalojnë gjithë kohën e tyre duke zbatuar sa më mirë detyrat e tyre kur janë single, gjë që u lejon atyre të progresojnë dhe të përmirësohen. Për këtë arsye, pa dyshim, motoja e tyre është : “më mirë vetëm se të keqshoqëruara”

Binjakët-Preferojnë vetminë, sepse duan të rrijnë me njerëzit me të cilët mund të ken biseda të ndershme dhe inteligjente, dy gjëra që jo të gjithë i kanë. Ndaj, ndërkohë që ky njeri ideal nuk vjen, e mbajnë veten të zënë me punë, duke u përqendruar në objektivat e tyre dhe mënyrën se si t’i realizojnë.