Ky muaj është muaji i Demit me Mërkurin dhe Venusin, por pas datës 14 prill është bërë akoma edhe më i theksuar. Kjo do të thotë se për shenjat e mëposhtme marrëdhëniet e tyre në dashuri do të fillojnë të përmirësohen.

Demi-Java filloi me optimizëm për disa shenja të Horoskopit, kryesisht në marrëdhëniet dashurore. Prezenca e Mërkurit lejon shenjën e demit të afrohet më shumë me partnerin. Marsi ju jep guximin të ecni me kokën lart dhe të dëgjoni zërin e zemrës suaj, ndërsa ndikimi i gaforres ju lejon të bëheni më romantik dhe të ëmbël.

Peshorja-Së bashku me partnerin tuaj do të punoni, argëtoheni dhe do të krijoni diçka që të dy e dëshironit për një kohë të gjatë. Do të zbuloni se bota është vetëm për ju dhe mundësi të reja po krijohen posaçërisht për ju.

Akrepi-Fakti që jeni kaq të ndjeshëm do të thotë se jeni të favorizuar nga ana astrologjike gjatë gjithë vitit. Këto ditë do të merrni një mesazh të veçantë nga universi që do t’ju thotë “jini aty për të dashurit tuaj” dhe veçanërisht për partnerin tuaj.