Këtë të diel rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote janë thirrur në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit do të duhet të paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Një situatë e dyshimtë dhe në shkelje të ligjit është krijuar në shkollen “Njazi Mastori” në qarkun e Durrësit. Kandidati i LSI-së Shemsi Premçi është parë në ambiente e kësaj shkolle e cila shërben dhe si qendër votimi. Burimet theksojnë se kandidati i LSI-së dhe truprojat e tij ndalojnë njerëzit para se të hyjnë në votime./Lexo.al