Grupi i kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste Shkodër është takuar me të rinj nga ZAZ nr 5. Të rinjtë kanë shprehur ambiciet, por edhe pengesat që ata ndeshin çdo ditë për t’u ingranuar në shoqëri.

“Shkodra është një qendër kulturore dhe sportive që unë e di se nuk funksionon sepse e kam parë. Të rinjtë, më shumë njohin lokalet se sa njohin një vend se ku mund të shkojnë tjetër veç sajë. Duhet ringjallur edhe njëherë qendra kulturore dhe sportive në Shkodër për të rinjtë”, tha një i ri në takim.

Ne ndërhyrjen e tij, kandidati Benet Beci ka theksuar rolin e rëndësishëm që ka rinia në një proces të pakthyeshëm zhvillimi, ndërsa premtoi nisjen e investimeve që nuk janë parë më parë në Shkodër.

“Nuk duhet të jeni indiferentë dhe ju nuk jeni. Ne do t’ju provojmë të gjithëve se do të fillojmë një lëvizje të tillë për investime në Shkodër, për punësime, për rininë, që nuk është parë asnjëherë, për ta bërë edhe njëherë Shkodrën, ashtu siç i takon të jetë, kurorën e Sipërisë për investimet.

Mes te rinjve ne takim, kishte edhe një grup të cilët me 25 Prill do të votojnë për herë të parë.