Duket se bashkia Kamëz një bastion tradicional i PD, do të jetë supriza e radhës për Partinë Socialiste ku nga procesi i numërimit të kutive, duket se Partia Socialiste ka një rritje të votave për kuti krahasuar me zgjedhjet në vitin 2017.

Në Paskuqan ndërsa vijon numërimi i votave, votat e numëruara deri më tani tregojnë se PS është në rritje mbi 50 vota për kuti krahasuar me zgjedhjet e 2017.

Kështu PS numëron aktualisht 4184 vota, ndërsa PD 4209.

Ndërkohë që janë numëruar 25 kuti nga 130 të tilla.

Në këtë bashki nga PS kandidon Elisa Spiropali përballë Flamur Nokës të PD-së.