Prilli duket të jetë një periudhë intensive sipas yjeve dhe për më tepër ky muaj do të sjellë super-Hënën e parë të plotë të vitit. Megjithatë, sipas numerologjisë, data 4 prill 2021 do të jetë një nga ditët më me fat të muajit.

Çfarë është numri 4 në numerologji? Katra ka të bëjë me qëndrueshmërinë dhe forcën. Ky është numri i stabilitetit, sigurisë dhe vendosjes së themeleve e bazave të forta. Mendoni se si një tavolinë apo karrige ka katër këmbë për të patur një bazë të fortë – Ky është lloji i energjisë thelbësore dhe të ndërtuar mirë që gjeneron ky numër. Në numerologji, numri katër përfaqëson një vijë me bazë, diçka pragmatike dhe logjke.

Meqenëse magjia numerologjike e kësaj date dyfishon frekuencën e numrit katër (4/04), ne do të ndjejmë edhe më shumë nga energjia e këtij numri. Për më tepër, data do të na ndihmojë gjithashtu të prekim në frekuencën me fat universal, atë të numrit 8. Kjo sepse: 4+4=8. Ky numër është numri i manifestimit, energjisë, ciklit dhe fuqisë. Në një kontekst më spiritual, shumë njerëz besojnë edhe se numri “404” është “numër engjëlli” dhe tregon se ju keni mbështetje dhe inkurajim përgjatë rrugëtimi tuaj dhe nëse përballeni me një pengesë, “engjëjt janë të gatshëm t’ju ndihmojnë”.

Data 4 prill 2021 ndodh të jetë gjithashtu dhe e diela e Pashkëve, e cila korrespondon me temat e pranverës, rilindjes dhe fillimeve të reja. Kjo e bën atë kohën perfekte për të manifestuar dhe mbledhur energji të freskëta në jetën tuaj, pavarësisht nga festat që festoni ose jo.