Luani-Gratë e shenjës së Luanit duna të jenë në qendër të vëmendjes dhe e arrijnë këtë gjë përmes pamjes së tyre dhe mënyrës se si i trajtojnë njerëzit. Ata kombinojnë bukurinë me ekstroversionin dhe gjithmonë dinë çfarë të bëjnë në çdo kohë. Nuk ka asnjë si ata kur bëhet fjalë për joshjen dhe pushtimin.

Peshorja-Peshoret drejtohen nga Venusi dhe kanë magji që tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe zgjojnë një ndjenjë tërheqjeje. Këto gra e njohin mirë fuqinë e tyre dhe dinë momentet e duhura për ta përdorur këtë për qëllimet e tyre personale. Nëse keni një Peshore në jetën tuaj, është e pamundur t’i thoni “Jo”.

Akrepi-Plutoni sundon Akrepat, gratë intensive, të bukura dhe simpatike. Pavarësisht anës së tyre të ëmbël nga jashtë, Akrepat janë të fortë nga brenda dhe kjo tërheq njerëzit përreth tyre, të cilët dëshirojnë të zbulojnë misteret e tyre dhe të tërheqin vëmendjen e tyre. Këto gra e përdorin shkëlqyeshëm atraktivitetin e saj, për të arritur atje ku duan.

Peshqit-Peshqit, të drejtuar nga planeti Neptun, janë shumë tërheqës. Misteriozë, inteligjentë dhe të talentuar. Ata njihen si unikë nga personat që i rrethojnë dhe duan t’i kenë gjithmonë afër. Sensualiteti i tyre i ekuilibruar i bën ata si një magnet i vërtetë, prandaj është e pamundur të mos ndiheni të prirur ndaj tyre.