Kandidati për deputet i PS-së i renditur i katërti në listë, Nasip Naço ka thënë se sot gjendet bashkë me PS për shkak të eksperimenteve të dështuara të LSI-së, ndërsa shton se kjo e fundit ‘ishte bërë si guri në këpucë’.

Naço shprehet se LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë për shkak të lidershipit, që mendon se bën politikë të madhe, por në fakt është e kundërta.

Naço: LSI ishte bërë ai ai guri në këpucë. Sot unë jam bashkë me PS për shkak të dështimeve të lidershipit të LSI-së. Për eksperimente politike të dështuara nuk kishte më vend. Kam kontribuuar në këtë fushatë, por një falënderim e kam edhe për zotin Rehovica që kanë qenë në këtë fushatë përkrah meje.

LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë për shkak të një grupi njerëzish që nuk bëjnë politikë, po mendojnë se bëjnë politikë shumë të madhe. Lidershipi i LSI-së mori një mësim të mirë! Të respektojë qytetarët dhe paktet që bën.

I pyetur nëse ka një apel për Presidentin Meta dhe kryetaren e LSI-së Kryemadhi, Naço tha se nuk ka një koment, por e ftoi Presidentin Meta të mbajë fjalën që ka dhënë para se të niste procesi zgjedhor. Meta ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit.

Naço: Nuk kam asnjë koment, por para dy javësh kur ka ardhur Rama në Skrapar kam parë që doli gjithë qyteti që priti dhe isha i bindur se aty do merrte mandatin e 5. Dua ta lë Metën në lumturinë e vetë dhe të bëjë atë që ka premtuar të bëjë pas zgjedhjeve. Unë di që Meta e mban fjalën”.