Erla Mëhilli tha se Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, Lidhja Demokratike e Shqipërisë së Myslim Murrizit, apo Nisma Thurje, do të marrin vota nga e djathta.

“Janë 560 kandidatë, sikur nga 50 vota për secilin, plus që këta kryesorët, kryetarët e partive do të marrin më shumë, nuk di nëse do të marrin një mandate apo jo, por i thonë gati minimumi 40 mijë vota minus do kafshojnë nga opozita. Sesa do të prodhojnë një mandate nuk e di, por opozitës do i prishin punë”, tha Mëhilli për Euro News Albania.