Fabian Topollaj, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike ka folur në lidhje me përplasjen dhe padinë e PD për ngjashmërinë e logos mes dy partive në fletën e votimit. Në emisionin “Top Talk” nga gazetari Denis Dyrnajaja, Topollaj ka ironizuar PD duke thënë se nuk e përcaktojnë ata logon e Bindjes Demokratike, megjithatë janë shprehur të gatshëm që të ndryshojnë logon për të mos pasur asnjë pretendim nga palët e tjera.

Megjithatë pretendon se ka qenë e qëllimshme e gjithë kjo gjë dhe e cilëson si një lloj diskriminimi ndaj BD. Topollaj: Ne nuk na është lënë mundësia të krijojmë një logo tjetër, gjithsesi për ne kjo nuk përbën ndonjë problem. Si të gjithë partitë e tjera politike, ne kemi të njëjtën logo që kur jemi krijuar ditën e parë dhe nëse do të ishte e qëllimshme, nuk do të kisha asnjë arsye për të thënë që nuk përbën problem për Bindjen Demokratike që ka një lloj diskriminimi se nuk duhet të prezantohet në fletën e votimit me logon e saj por me një logo që nuk ka të bëjë fare me BD.

Duke qenë se vetë unë, përfaqësuesi i BD po them që për ne nuk përbën ndonjë problem, tregon gjithashtu se sa e qëllimshme ka qenë kjo gjë. Nëse duhet të themi dy fjalë për historinë, e vërteta është që BD ka dorëzuar logon e saj si të gjithë partitë e tjera që në mes të marsit dhe vetëm ditën e miratimit të fletës së votimit, PD ka ngritur shqetësimin e ngjashmërisë së logos. Pavarësisht se ligji i njeh të drejtën BD për të ruajtur logon, ne në cast kemi shprehur gatishmërinë për ta ristilizuar logon për të mos pasur asnjë pretendim nga palët e tjera. Ne jemi në kushtet që nuk e di ende me çfarë logo do të përfaqësohet partia ime në fletën e votimit. Ivi Kaso e di më mirë. Kaso: E sigurt që nuk ka për të qenë e ngatërrueshme me logon e PD.