Ilir Meta, në konferencën skandaloze për shtyp, për shkak se shkeli hapur heshtjen zgjedhore, duke bërë thirrje për të votuar kundër PS-së, është pyetur edhe për sulmet e tij ndaj Yuri Kim dhe SHBA-së.

Ai e ka shmangur përmendjen me emër të ambasadores Kim, por ka thënë me nënkuptim, se ajo po mbron interesat e Serbisë në Shqipëri, duke hequr një paralele me presidentin serb. “Nuk impresionohet presidenti i Shqipërisë, nga ata lobistë që flasin anglisht e mendojnë serbisht.

Shqipëria është një vend europian.Se doli dhe presidenti serb e ndërhyri në zgjedhjet në Shqipëri, duke thënë se sondazhet tregojnë që partitë janë aty aty dhe rrezikon të vijë në pushtet Doktori me Bashën. Unë i dashuroj Shtetet e Bashkuara Amerikës”, tha Meta.