Kreu i PS-së Edi Rama e ka hapur mitingun për përmbylljen e fushatës elektorale në Vlorë me një 18-vjeçare e cila voton për herë të parë, e të cilës 8 vite më parë i premtoi ndryshimin rrënjësor të Vlorës.

Ndërsa u transmetua një video e shkurtër e fushatës së Ramës në Vlorë në vitin 2013, Rama tha se e kishte mbajtur premtimin që i kishte bërë Kiarës kur ishte vetëm 10 vjeçe.

“Ajo që i thash kur ishte e vogël, sot është përpara syve të Kiarës një realitet i transformuar”, tha Rama.

Ndërsa vetë 18-vjeçarja pranoi se ajo që është bërë në Vlorë gjatë 8 viteve të qeverisjes nga PS “nuk ka vend për shumë fjalë”.