Kemi parë plot raste kur personazhet publikë shqiptarë janë prekur nga komentet e rënda të ndjekësve të tyre dhe i janë kthyer si mos më keq. Por, ky nuk është rasti i partneres së Ledrit, Sara Hoxhës. Edhe asaj i ndodhi diçka e tillë teksa bashkëbisedonte me ndjekësit e saj në InstaStory. Dikush mendoi se Sara i kishte buzët të bëra dhe e ofendoi rëndë, ndërsa partnerja e reperit s’ngurroi ta publikonte mesazhin e saj dhe t’i kthente një përgjigje publike.

Ndryshe nga rastet e tjera që kemi parë rreth e rrotull, Sara s’u mërzit aspak nga komenti i papërshtatshëm ku buzët e saj i krahasonin me të pasmet e majmunit. “Nuk i kam bërë por faleminderit.”- iu përgjigj ajo gjithë lezet, duke dhënë një shembull të mirë për këdo që e ndjek. Sot, Sara foli edhe për planet e saj për fëmijën e dytë, që e do padiskutim vajzë.