Sot në orën 17:00 Partia Socialiste e Shqipërisë zhvillon mitingun përmbyllës në stadiumin ”Niko Dovana” të Durrësit.

Pamjet e para që vijnë nga Sukthi (pjesë bashkisë Durrës) tregojnë autostradën e rënduar nga trafiku i mjeteve që shkojnë nga Sukthi drejt stadiumit. Mbështetësit e PS nuk i ka penguar as moti i vrenjtur për të shkuar në mitingun përmbyllës. Pjesemarrja eshte pertej parashikimeve.

Nga ana tjetër, pamjet e para që vijnë nga stadiumi ‘Niko Dovana’ tregojnë një pjesëmarrje masive, siç duket edhe në videon e mëposhtme.