Në fjalën e tij të fitores, kryeministri Edi Rama tha se kjo ishte hera e parë që fitonte pa prezencën e njeriut të tij më të dashur, nënës së tij Aneta Rama.

“Mos e harroni kurrë se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi përpara. Është një fitore që duhet ta meritojmë me punë të palodhur për Shqipërinë.

Me përkushtim dhe respekt për këdo. Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, më ka ndjekur si hije me dashurinë pa kushte.

Dikush që më mungon dhe që shpresoj që po më shikon nga lart, nëna ime Aneta. Uroj që ajo të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse pafund për ju të gjithë.

Që më mbështetët pa pushuar dhe sot sëbashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve më dhatë që privilegjin që t’ju udhëheq edhe për 4 vite të tjera”, tha Rama.