Kandidati për deputet, Fatmir Xhafaj edhe pse i renditur i 23 në listën e PS në Tiranë ka mundur të thyejë herësin, duke siguruar 10972 vota dhe të futet mes deputetëve që do të vazhdojnë të qëndrojnë në Parlamentin e Shqipërisë.

Kujtojmë se Xhafaj, ishte kandidati që mundi të sigurojë më shumë vota në Njësinë nr.10 ku u implementua për herë të parë edhe votimi elektronik.

Kandidati tjetër që ka mundur të thyejë po ashtu herësin është edhe Orlando Rakipi, i cili duke siguruar 10424 vota ka mundur po ashtu të jetë pjesë e parlamentit të ri.

Listën e PS-së si kandidate më me shumë vota e kryeson Belinda balluku, e cika ishte kandidate për deputete në Njësinë nr.6, Kombinat. Balluku ka siguruar deri më tani nga numërimi i 782 / 1243 qendrave të votimit që që janë në total 11693 vota.