Alice Taylor është një gazetare britanike që jeton prej disa vitesh në Shqipëri. E njohur si “mamabalkanista”, Alice është e njohur edhe si blogere ndërsa jeton e punon në Shqipëri. Para dy vitesh emri i saj u bë kryetemë e medieve shqiptare, pas publikimit të një statusi në rrjetet sociale prej saj, ku shkruante se qeveria i kishte mohuar lejen e qëndrimit në vendin tonë. Ajo akuzonte asokohe se vendimi ishte i qëllimshëm, për shkak të qëndrimeve kritike të saj ndaj qeverisë. Gazetarja ka bërë dhe bën shpesh shkrime për të promovuar turizmin në Shqipëri.

Teksa emri i saj është lakuar për qëndrim opozitar ndaj qeverisë në pushtet, ditën e djeshme Alice ka bërë të ditur një lajm të rëndësishëm. Përmes një fotoje në profilin e saj në “Instagram” Alice tregon se është vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa thekson se nuk priste që kjo të ndodhte kaq shpejt. E pyetur se cilën vaksinë ka injketuar ajo tregon se ka marrë vaksinën kineze “Sinovac” dhe se tani më në fund pas 18 muajsh mund të takojë nënën e saj.

Mes komenteve, bie në sy njëri prej tyre ku shkruan se duhet të falenderojë kryeministrin Rama dhe gazetarja i përgjigjet se “Po, kjo është diçka për të cilën i jam falënderuese atij”.

Kujtojmë se prej dy javësh ka nisur vaksinimi masiv me vaksinën kineze”Sinovac” dhe ndërsa ka shumë skeptikë ngurrojnë të vaksinohen, numri i atyre që janë vaksinuar kundër Covid-19 është më i lartë. Njëra prej tyre është gazetarja britanike Alice Taylor. Dritare.net/