Elseid Hysaj është gjithnjë e më afër Milanit. Mbrojtësi shkodran do të largohet me parametra zero nga Napoli në fund të sezonit. Agjenti Giuffredi i ka propozuar kuqezinjve lojtarin shqiptar dhe në Milano po tundohen nga kjo ide.

Dy janë shkaqet: fakti që nuk do të shpenzohet asnjë cent për shërbimet e tij dhe aftësia e Hysajt për të luajtur në të dy krahët. Te Milani janë njohur me pretendimet financiare të lojtarit dhe GDS raporton se drejtuesit e “Djallit” po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë.

Në garë për Hysajn janë edhe Roma e Lazio. Dy klubet e kryeqytetit e pëlqejnë lojtarin e kombëtares shqiptare, por dëshira e madhe e këtij të fundit është transferimi te Milani, klub ku nuk ka luajtur kurrë më parë një shqiptar.