Ndërsa Covid-19 përfshiu botën, lajmet e rreme dhe keqinformimet u përhapën gjithashtu. Sidomos për mënyrat e trajtimit të infeksionit. Hidroksiklorokina, Ivermektina dhe vitamina D të gjitha janë ende duke u studiuar për efektet dhe përfitimet që mund të sjellin, por a kanë efekte të vetme?

Në fakt ka një logjikë se pse vitamina D mund të jetë e dobishme në trajtimin ose parandalimin e Covid. Vitamina D luan rol të madh në imunitet dhe tashmë rekomandohet në të gjithë Britaninë që të merret kryesisht në dimër, më së shumti tek ata që kanë mungesa. Por deri më tani asnjë studim nuk ka treguar se vitamina D e parandalon ose trajton sëmundjen, por kjo nuk do të thotë se mund të hidhet poshtë si teori në të ardhmen. Qeveritë kanë miratuar trajtime të tjera të lira dhe efektive si dexamethasone e cila është e testuar. Por a është zgjedhur për të bërë biznes me to? Nëse do i referohemi kësaj, vitaminat gjithmonë janë pjesë e një industrie shumë milionëshe.

Shumë studime kanë treguar një lidhje midis rezultateve të vitaminës D dhe Covid, por provat janë kryesisht vëzhguese, dhe nuk përfshihen faktorë të tjerë. Studimet vëzhguese tregojnë se grupe të caktuara kanë më shumë gjasa të kenë mungesa të vitaminës D dhe të kapin Covid – njerëz të moshuar, njerëz mbipeshë, njerëz me lëkurë më të errët. Mund të jetë që një mungesë është arsyeja që këto grupe janë në rrezik më të lartë, ose mund të ketë faktorë të tjerë shëndetësorë dhe mjedisorë që nxisin edhe rënien e niveleve të vitaminës D dhe ndjeshmërinë më të madhe ndaj virusit. Nivelet e vitaminës gjithashtu mund të bien si pasojë, më shumë sesa një shkak, i sëmundjes.

Një studim në Spanjë zbuloi se përdorimi i vitaminës D uli me 80 % shtrimet në spital të të prekurve me Covid, dhe me 60 % uljen e gjasave të vdekshmërisë për shkak të sëmundjes. Megjithatë ekspertë në Spanjë thonë se vetëm trajtimi me vitaminën D nuk ka asnjë lloj ndikimi në shërbim apo në ulje të sëmundshmërisë për shkak të Covid.
Në thelb përdorimi i vitaminës D nuk sjell problem shëndetësore, por nëse konsumohet në sasi të mëdha, mund të shkaktojë dëmtim të veshkave.

Ekspertët thonë se është gjithashtu e dëmshme, të bësh thirrje për përdorim të vitaminës D e ndërkohë të mos pranosh të bësh vaksinën anti-Covid. ‘Problemi me këtë vitaminë është kur përshkruhet si suplementi që bën mrekullinë dhe duhet të zëvendësohet me vaksinën, maskat dhe distancimin social’, thotë profesor Van der Linden.

Pra si është e vërteta e vitaminës D? Studimet e sigurt që do të vijojnë.

*Tiranapost.al