Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshë Elisabeth. Lajmi është bërë i ditur nga vetë familja Mbretërore. Duka i Edinburgut humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë. Pak javë më parë Princi Filip doli nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni.

Princi Filip u martua në vitin 1947 me princeshën Elizabeth pesë vjet para se ajo të bëhej Mbretëreshë. Çifti ka katër fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe 10 stërnipër e stërmbesa.