Real Madrid's French defender Raphael Varane celebrates his goal during the Spanish league football match between Getafe CF and Real Madrid CF at the Col. Alfonso Perez stadium in Getafe on January 4, 2020. (Photo by OSCAR DEL POZO / AFP) (Photo by OSCAR DEL POZO/AFP via Getty Images)

Raphaël Varane po zhvillon sezonin e fundit me Real Madrid. Mbrojtësi francez ka vendosur të mos rinovojë kontratën me kampionat e Spanjës (aktualja i përfundon vitin 2022). 27-vjeçari dëshiron të nisë një aventurë të re, ndërsa drejtuesit e klubit janë të detyruar ta shesin për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

Në garë për shërbimet e kampionit të botës me Francën, janë Chelsea dhe Manchester United. Trajnerët Tuchel dhe Solskjaer e cilësojnë si përforcimin perfekt për repartin e prapavijës. Varane mban veshur fanellën e Real Madrid prej vitit 2011 dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar plot 18 trofe. Kartoni i tij kushton rreth 60 milion euro.