Nga Denar Biba/ Fakti qe ne shqiptaret e kemi si per here te pare me demokracine, nuk do te thote qe ne e shpikem ate e qe, cpo na shohin syte e cpo na degjojne veshet neve nuk jane pare e degjuar gjekundi.

Sistemi i patronazhimit politik ka qene norme e menyre jetese ne SHBA, ne periudhen e pare te shtetformimit, ose te paken nga shpallja e pavaresise ne 1789 e deri ne 1883, kur ligji Pendelton u miratua nga Kongresi.

Sipas sistemit te patronazhimit, ose te plackes, partite politike mbanin prane vetes individe te cilet informonin qytetaret e paangazhuar apo te pavendosur per programet politike te partive dhe i nxisnin ata te votonin per keto parti. Ne perfundim te zgjedhjeve, partia fituese i shperblente patronazhuesit me vende pune me administrate.

Kjo nxiste klientelizem, nepotizem, paaftesi e potencialisht korrupsion. Administrata shteterore nuk ndertohej ne baze te meritokracise por te perpjekjeve dhe kontributit qe patronazhistet kishin dhene per fitoren e partise. Vendet e punes ishin sa nje mjet shperblimi, aq edhe nje kontrate e cila i mbante keta individe te lidhur me interesat e partise.

Sipas politologit te famshem amerikan Fransis Fukuyama, “nese shohim Brazilin apo Meksiken sot, ne themi: keto jane shoqeri te korruptuara, por harrojme qe sistemin e patronazhit ne te cilin ato gjenden e shpikem ne. Ne fakt, kjo eshte nje forme demokracie, duke qene se patronazhistet ne nje menyre a nje tjeter nxisin qytetaret indiferente te votojne”.

U deshen gati 100 vjet nga themelimi i SHBA qe elitat politike, te cilat ishin edhe perfitueset me te medha te sistemit te patronazhimit, te vetedijesoheshin se perfitimet ishin me te pakta sesa humbjet qe vinin nga paaftesia dhe korrupsioni i administrates. Ne vitin 1883, me ligjin Pendelton, u realizua reforma ne sherbimin civil dhe nga sistemi i patronazhimit u kalua ne nje administrate burokrate jo-partizane, te pakten ne nivel federativ.

Persa i perket Shqiperise, ndonese jemi ne vetem 30 vitet e para te demokracise liberale, nderkohe qe nuk eshte e thene me patjeter te perserisim cdo gabim te demokracive perendimore, eshte naivitet te mendohet se kemi imunitet natyror dhe se jemi te paprekshem nga fenomene te tilla. Sidoqofte, mund te thuhet pa frike se, te pakten sa i perket administrates civile, situata e Shiperise se 2021 eshte shume me mire sesa ajo e SHBA-se se 100 viteve te para te ekzistences, kur humbeshin edhe beteja historike per shkak te gjeneraleve te paditur e te korruptuar (po sipas Fukuyama).

Por, ashtu si femija ne bark te nenes qe, nga nje qelize behet dy e, deri ne fund te 9-muajve shtatezani i kalon te gjitha format e zhvillimit natyror, edhe popujt duan KOHEN e nevojshme per tu maturuar e per tu perballur me boten ne formen e vet te perkryer. Kjo nuk domethene se edhe ne, me patjeter do te duhet te presim 100 a me shume vite, perkundrazi. Ndryshe nga amerikanet e viteve 1789-1883, ne tashme rrugen e dime. Mbetet vetem ta pershkojme. Packa se kjo eshte realisht pjesa me e veshtire.