Eshtë një treshe doktorësh në Shqipëri, që gëzojnë përgjithësisht për çdo lajm që lidhet me vdekjen. Qarkullimi në rrjet i një lajmi të pavërtetë sot, ka bërë njërin prej tyre, Tritanin, që të kërcejë nga gëzimi dhe të vrapojë të shkruajë në Facebook, se drejtori i CDC kineze, na paska përgënjeshtruar “Edi Ramën dhe ekspertët e tij”. Kish ndodhur pak a shumë kjo gjë: Disa media dhe rrjete sociale kishin cituar gabim Drejtori i Qendrës Kineze të Kontrollit të Sëmundjeve. Sipas këtyre mediave, ai paskësh deklaruar se “vaksinat kineze kanë efikasitet të ulët”.

Kaq ka mjaftuar që Tritani të kërcejë nga divani, të cilin e ka bërë gropë që nga fillimi i pandemisë, duke komentuar dhe sulmuar kolegët, dhe të bëjë një shënim të gjatë, sipas të cilit, kinezët tashmë kanë përgënjeshtruar vetë Edi Ramën dhe ekspertët e tij, dhe se vaksinat që po kryhen në Shqipëri nuk janë efikase. Gëzimi i Doktor Vdekjes Nr. 3 ka zgjatur shumë pak, sepse vetë drejtori i CDC kineze ka përgënjeshtruar gjithçka, duke thënë se e kanë interpretuar gabim në mediat perëndimore. Drejtori i Qendrës Kineze të Kontrollit të Sëmundjeve (Kinë CDC) hodhi poshtë të dielën pretendimet nga disa media dhe përdoruesit e platformave të mediave sociale, jashtë shtetit se drejtori “pranoi” që vaksinat kineze COVID-19 kanë një shkallë të ulët të mbrojtjes, duke thënë se “ishte një keqkuptim i plotë”. Gao u bëri thirrje njerëzve që të marrin vaksinën, pasi përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet. “Vaksinat duhet të përdoren në mënyrë të drejtë dhe bota duhet të ndajë vaksina. Nëse bota nuk ndan vaksina, virusi do të ndajë botën,” tha ai.

Një mesazh i prerë edhe për doktorët e vdekjes në Shqipëri, të cilët që nga fillimi i pandemisë janë përpjekur vetëm të ndajnë më dysh shqiptarët me teoritë e tyre vdekjendjellëse.