Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër, ku ka shpalosur programin e tij dhe ka nënvizuar se tashmë me Rrugën e Arbrit do ndihmojë banorët e zonës në shumë fusha. Rama tha se mandati i tretë do të jetë edhe për ata që thërrasin ‘Rama ik’, pasi në rrugën e Arbrit do të kalojnë, jo në rrugën e Lulit.

‘Nuk ka asnjë mrekulli që të ngjit drejt majës përveç, vendosmërisë, guximit dhe karakterit. Kur mendja thotë ndalo së nuk mundem më. Ne kemi bërë shumë rrugë deri këtu. Ne na ra edhe fatkeqësia e një tërmeti katastrofik. Kur ne arritëm t’ja dalim edhe kundër tërmetit, edhe kundër armikut të padukshëm, edhe duke qenë këtu në mes të Europës në një lagje që na lanë pa vaksina, por që arritëm të jemi të jemi sërish ndër të parët në Rajon, ne patjetër që mund tja dalim ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë, ta transformojmë më tutje jetën e njëri-tjetrit. Duke mos rënë pre e atyre politikanëve që premtojnë çudira.

Më thoni ju mua sa shumë kanë vuajtur deri më sot fermerët e Dibrës. Deri në Tiranë, më thonë vazhdimisht dhe më jehojnë fjalët e fermerëve të qershive kur thonë se qershitë u prishën kur arrijnë në Tiranë. Tani vetëm me këtë lidhje midis Tiranës dhe Dibrës dhe sa shpejt do të mbërrijnë në Tiranë. Tirana është një lagje matane, tani. Është një plan me laps dhe me letër që ne brenda mandatit të tretë do ti çojmë eksportet mbi 1 mlrd.

‘Rama ik’ , ‘Rama ik’Ku të iki me ku të iki, doli një aty në ballkon, ‘Rama ik’ mandati i tretë është edhe për ata që thonë Rama ik, sepse ai për të ik në Tiranë do ti bjerë nga rruga Arbrit jo nga rruga Lulit. PD do ta nxjerrim nga tuneli mos keni merak.’- tha Rama.