Në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka kujtuar se deri nesër do të ketë më shumë se 800 trupa amerikane në Ballkanin Perëndimor në kuadër të stërvitjes më të madhe amerikane në vendin tonë “Defender 2021”.

“Azhurnim për Defender21: Deri të hënën, do të ketë më shumë se 800 trupa amerikanë dhe shqiptarë, dhe mijëra të tjerë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Ne jemiNATO KrahPerKrah”, shkruan Kim.