MILAN, ITALY - FEBRUARY 21: Lautaro Martinez of FC Internazionale celebrates with team-mates after scoring the opening goal during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on February 21, 2021 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Inter do të përballet në orën 12:30 ndaj Cagliarit në “San Siro”. Zikaltrit kanë publikuar edhe formacionin zyrtar në kuadër të sfidës.

Moduli i formacionit nuk ndryshon, me 3-5-2 e zakonshëm të Contes. Ka shumë ndryshimë në krahasim me mesjavën, ku Lautaro Martinez, apo Achraf Hakimi e nisin nga stoli. Në sulm do të luajë Sanchez krah Lukakut, ndërsa nga krahët janë Darmian dhe Young. Fanellë titullari edhe për Sensin, që merr vendin e Barellës që mungon. Brozovic ka rikuperuar për këtë ndeshje, ndërsa Eriksen konfirmohet titullar. Në mbrojtje luan treshja Bastoni-De Vrij-Skriniar.