Çim Peka, që me sondazhet dhe exit poll-et e tij e nxirrte të sigurtë fitoren e Lulzim Bashës dhe opozitës, është një nga të zhgënjyerit e mëdhenj të 25 prillit.

Ai ka postuar një citim të Pjetër Arbnorit, duke thënë se farë më të keqe mbi sipërfaqen e dheut se socialistët nuk gjen:

“Provoni t’i bleni fillimisht, nëse nuk blihen, kërcënojini, nëse nuk kërcënohen, vidhini, nëse nuk vidhen atëherë i bëni të pavlefshme fletët votimit!

Ju nuk jeni socialista ju jeni specialista!

Farë më të keqe mbi sipërfaqen dheut nuk besoj s’e gjen.

Shqiptarët votuan kundra jush por ju jeni mjeshtra të vjedhjes, të vrasjes, të mashtrimit, të imoralitetit, të manipulimit, qysh prej 1944”.