Tre orë pas nisjes së procesit të votimit, Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi thotë se situata është e qetë, ku janë konstatuar vetëm shumë pak problematika teknike. Me një postim në Twitter, Celibash i bën thirrje kandidatëve për deputetë e në veçanti udhëheqësve politikë dhe drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit që të demonstrojnë qetësi dhe maturi në komunikimet publike.

“Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demonstrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve”, shkruan Celibashi.