Kreu i KQZ Ilir Celibashi në një deklaratë nja njësia 10 ku u shpall rezultati i votimit atje, foli edhe për procesin e numërimit dhe shanset që të dalë rezultati më shpejt.

Po ashtu ai komentoi se është e herët ende për të dalë me një koment për dorëheqjen e Tom Doshit dhe zëvendësimin e tij.

Celibashi: Kjo është një avantazh në i përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.

Meqë ishte hera e parë dhe gjithësecili prej palëve kishte meraket e veta ramë dakord që ta nxirrnim sot, se mund të dilte shumë më herët.
Jemi të gjithë dëshmitarë se partitë politikë kanë përgjegjësi shumë për komisionerët, por ka pasur përmirësime sinjifikative.

Çfarë keni për të thënë për Tom Doshin?

Akoma nuk e kemi vlerësuar, është shumë herët për ta bërë, por do ecim sipas parashikimeve të kodit nuk komentoj më shumë.

Sa është pjesëmarrja në zgjedhje?

Kjo mënyrë e të dhënave , ka përfunduar që në 7, dhe tani ne këto i marrim gjatë numërimit, tej kësaj po punojmë në KQZ që të marrim gjithë të dhënat , dhe ti bëjmë nga pajisjet.

Rezultat brenda 48 orësh?

Besoj se po, ka disa probleme të raportuara, janë sporadike si raste, po duan vëmendje, se raste kur komisioneri u lodh etj janë mungesë vullneti për nxjerrejn e rezultatit, partitë të marrin parasysh që kur lodhet dikush të kenë gati grupin