Diaspora shqiptare në Argjentinë, e përbërë nga arbëreshë të emigruar nga Italia, ka qenë në fillim të shekullit të 20-të shumë aktive për promovimin e çështjes shqiptare. Një ndër mjetet e promovimit të kësaj kauze, dhe ruajtjes së identitetit kombëtar ishte dhe botimi i gazetës “LEGA ALBANESE” (Lidhja shqiptare), numri i parë i së cilës u botua në shkurt 1907, transmeton lexo.com.al.

“LEGA ALBANESE”, siç kuptohet nga titulli, ishte një revistë politike, shoqërore e kulturore në gjuhën italiane me drejtues Orazio Iriani në Buenos Aries të Argjentinës. Pavarësisht se botohej në gjuhën italiane, synimi i kësaj gazete periodike ishte të informonte Diasporën e kudondodhur për ato që ndodhnin në Shqipëri. Në hyrje të gazetës thuhej se “Kush blen një gazetë, jep një kontribut sipas mundësisë dhe dëshirës”, sepse kontributi i çdo blerësi do të ishte mundësi për të vijuar botimin e gazetës./Lexo.com.al/e.c.