Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në “Çim Peka Live”, foli mbi grevën e kontrollorëve dhe pezullimin e përkohshëm në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Meta tha se është e vërtetë që më datë 31 prill ka pritur në Presidencë kontrollorët, të cilët sipas tij i kanë paraqitur problematikat e tyre, por shtoi se ai u ka thënë të mos ndërpresin punën sepse cënohet aktiviteti i qytetarëve.

“Ata kishin që në qershor të vitit të kaluar, ku për shkak të pandemisë kishte probleme, është një proces i vazhdueshëm, me shqetësimin e tyre. Arsyeja që i prita më 31 mars, sepse ata kërcënonin, që nëse nuk merren në konsideratë shqetësimet e tyre do të ndërprisnin punën. Takimi ka qenë tepër konstruktiv, unë i bëra të qartë që nëse prej pandemisë të ardhurat kanë rënë, duhet të jemi realist që pagat dhe trajtimi i përshtatet kësaj situate. Në fund të fundit ramë dakord dhe i thash që nuk duhet të ndërprisni këtë punë, sepse penalizon shtetin. Më 2 prill, i kam drejtuar një shkresë kryeministrit dhe ministrave dhe kam apeluar për një zgjidhje të arsyeshme, ata pretendonin një zgjidhe në kushtet e Kosovës apo Maqedonisë. S’jam dakord me lënien e detyrës, apo reapezialet që ndodhën. Drama e zgjedhjeve është e rëndë për këdo. Ngjarje të tjera do të shikoni, do të dëgjoni, e përralla me grushte shteti do të dëgjoni. Apo lajmet e djeshme që shpërndante qeveria që ushtria ka marrë kullën. Shqipëria mund të bëhet bahçe e Bangladeshit, është bërë bahçe e Ndragehtës, e kanabisit, e krimit të organizuar. Unë nuk shikoj rrezik, sepse populli shqiptar do të shkoj në votime. Ka gabuar opozita që iku nga Parlamenti, e nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore, populli s’ka gabuar asnjëherë”, tha Meta.