Pezullimi i fluturimeve, si pasojë ndërprerjes së punës nga ana e kontrollorëve të AlbControll ka sjellë një kaos në Aeroportin e Rinasit. Gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku ka folur me qytetarët të cilët shprehen se nuk janë informuar dhe nuk dinë asgjë se çfarë do të ndodhë. “Në 03:45, na thanë që është çdo gjë në rregull. Do shkoja për arsye familjare. Tani do kthehemi në shtëpi. Po bëhemi gati të shkojnë në fshatrat e Fierit, nuk kemi as makinë”, tha një qytetar.

“Jo sjemi njoftuar se janë bllokuar fluturimet. Udhetoj ne Bergamo, e kisha planifikuar udhetimin ne 1. Ne 12:00 ishim ketu dhe skna lane te hyjme. Sa erdhëm këtu pamjë njerëzit jashtë hde na thanë se slejoheni të hyni se nuk niset avioni”, shtoi një tjetër “Kompania nuk na del të na njoftojë se çdo të ndodhë”, tha një tjetër. “Kompania nuk na jep asnjë zgjidhje”, u shpreh një tjetër qytetar për mikrofonin e Report Tv.