Juristi që është njëherësh edhe kandidat për deputet në listat e PS për qarkun e Tiranës (i 20 në listë), Plarent Ndreca, ka reaguar për situatën e krijuar në aeroport nga bllokimi që kontrollorët kanë shkaktuar. Sipas tij, ‘Policia e Shtetit dhe Prokuroria Shqiptare duhet të veprojnë energjikisht për t’i bërë shembull këta agresor të interesave publikë, të cilët padyshim kanë konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal, por ashtu të organizuar dhe të strukturuar janë në kufijt e kryerjes së një akti terrorist, të parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal!’

Duke iu referuar Kodit të Punës dhe atij Penal, Ndreca shkruan në facebook:

1. Kontrolli i trafikut ajror është një sektor jetik për të cilin nuk lejohet greva sipas nenit 197/5 të Kodit të Punës. 2. Të drejtat civile zgjidhen nëpërmjet negocimeve dhe gjykatave e jo duke marrë peng portën e vetme ajrore të Republikës së Shqipërisë! 3. Kontrata e tyre e punës e ka të parashikuar që mund të ndryshojë në mënyrë të njëanashme kur ka forcë madhore. Pandemia është një forcë madhore klasike.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria Shqiptare duhet të veprojnë energjikisht për t’i bërë shembull këta agresor të interesave publikë, të cilët padyshim kanë konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal, por ashtu të organizuar dhe të strukturuar janë në kufijt e kryerjes së një akti terrorist, të parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal!