Rihapja e ekonomisë pas mbylljes në tremujorin e dytë të vitit të aktivitetit ekonomik ka rritur besimin e biznesit, edhe pse pandemia ka bërë që optimizmi të mbetet poshtë mesatares së viteve të tjera.

Sipas vrojtimit të besimit të biznesit dhe konsumatorit, një tregues që publikohet nga Banka e Shqipërisë, në periudhën Korrik-Shtator të këtij viti, ndërtimi dhe dega e shërbimeve kanë raportuar rritjen më të madhe të kësaj balance me 23% .

Ecuria e biznesit, kontratat porositëse dhe gjendja financiare sollën optimizëm te këta sektorë, edhe pse norma e shfrytëzimit të kapaciteteve mbeti më e ulët se një vit më parë.

Edhe tregtia dhe industria shënuan pritshmëri pozitive, por larg projektimeve që kishin në fillim të vitit. Pasiguria për ecurinë e prodhimit dhe shitjeve në të ardhmen rezultojnë me balancë të përkeqësuar.

Më pesimistët mbeten konsumatorët, ata kanë frenuar blerjet e mëdha, ndërsa shprehen se mundësia për të gjetur punë është vështirësuar.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë ekonomia pritet të tkurret këtë vit me një normë recesioni prej 6%, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se rënia ekonomike do të ketë në nivelin 7.5%. Tv klan