Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo nuk ngurroi të sulmojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se e filloi mandatin e tij duke bërë opozitë në Shqipëri.

Megjithatë Shahini shprehet se ishte një lajm i mirë ndëshkimi nga votuesit i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas saj, LSI është një parti pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj.

Postimi i plotë:

Kurti e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri!

Nuk dua të keqkuptohem: bashkëpunimi organik mes shqiptarëve patjetër nënkupton edhe angazhimin politik përtej kufijve.

Por, tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Megjithatë lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së: partisë pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj.

qVotuesit me të drejtë i thanë “mjaft” kësaj lloj politike.