Pas rrëfimit të Teas, edhe Bearti dha versionin e tij për ndarjen duke treguar se ai vërtet ka qenë xheloz dhe i pasigurtë, por sipas tij ajo i ka dhënë shkas.

Bearti shprehej se Tea e ka bërë gjithçka për vëmendje ndërsa ai ka bërë shumë për të duke e pritur 3 muaj. Ndërkohë pas ndarjes, Bearti ka vendosur që të mos nis asnjë lidhje të re. Madje një vajzë i ka propozuar, por ai nuk ka pranuar.

“Jo s’jam duke menduar për ansjë lloj lidhje për momentin”, i është përgjigjur Bearti. Në një postim tjetër ai tregon se tani e tutje do i përkushtohet vetes.”Meritoj botën dhe do ja jap vetes”, shkruan Bearti.