Bearti e ka ndjekur prononcimin e Teas i cili nuk i ka pëlqyer aspak. Ai duket se është detyruar të dalë nga natyra e tij e heshtur dhe aspak polemizuese për të dhënë përgjigjen e tij.

Përmes Instagramit, ai mes tjerash është shprehur i zhgënjyer që Tea e ka “shitur për 3.99 euro” duke aluduar kështu në çmimin e aplikacionit të lansuar në IOS dhe PlayStore.

‘Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në pr.ivatësinë time, për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me fol. Meqenëse Tea luan kartën e vi.ktimës përsëri edhe me mua, yani është radha ime të flas se nuk është ashtu” – shprehet mes tjerash Bearti.

Postimi duket të jetë vetëm paralajmërim pasi është shoqëruar me një numërim prapa në mesnatën e nesërme, atëherë kur me gjasë, ai do të publikojë një video me të gjitha detajet e versionit të tij të ndarjes nga Tea.