Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel zhvilluan një vizitë në Turqi me qëllim rivendosjen e marrëdhënieve me Ankaranë për të rritur bashkëpunimin BE-Turqi.

“Shpresa jonë është të injektojmë një vrull të ri në marrëdhëniet me Ankaranë”, tha von der Leyen pas një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

“Ne duam të ecim përpara drejt marrëdhënieve shumë më të mira në të ardhmen”, theksoi kreu i krahut ekzekutiv të BE-së në një konferencë të përbashkët shtypi me Michel.

Sipas von der Leyen, BE është e gatshme të financojë më tej refugjatët sirianë të pritur në Turqi, si edhe të ndihmojë në zgjerimin e shkëmbimit akademik dhe mundësive të financimit të kërkimeve.